Vjosa Osmani kopjon Bali Muharremajn, i cili ka marrë vendim që për çdo lindje të ndahen nga 250 euro

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka shpalosur programin qeverisës në rast se fiton, brenda të cilat janë pesë shtylla kryesore.

“Ne e kemi një program të cilin e kemi punuar bashkë me ekspertët për dy vitet e fundit. Janë rreth 200 faqe. Ne kemi vendosur ta bëjmë me të shkurtër që të jetë e kuptueshme për secilin. Besoj brenda 2-3 ditëve të jetë i qasshëm edhe më i shkurt por edhe ai më i gjatë”, ka thënë Osmani gjatë bisedës në Talk the Talk.

Ndër tjerash, Osmani ka premtuar se nëse ajo fiton, çdo fëmijë i porsalindur do të shpërblehet më 100 euro.

“Secili që ka fëmijë të vegjël, viti i parë i rritjes së foshnjave kushton shumë. Kemi paraparë që shteti të ndihmojë familje me një kosto që nuk do të jetë e madhe por do të ketë impakt të madh. 100 euro në muaj për fëmijë. Janë afër 20 mijë lindje në vit dhe kjo është paraparë për familjet që kanë pagë më të vogël se 1000 euro në muaj”, ka thënë ajo, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, një premtim i tillë i Vjosa Osmanit, duket se është kopjuar nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. Edhe pse i kopjuar, megjithatë nuk i afrohet shumës që Muharremaj ka vendosur ta ndajë për të porsalindurit.

Më 27 shkurt të këtij viti Kuvendi Komunal i Suharekës, me propozim të Muharremajt, kishte marrë vendim që gratë, të cilat lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, kishte njoftuar se ky vendim është me rëndësi të madhe për qytetarët e Komunës së Suharekës.

“Me këtë vendim Gratë-Nënat që lindin fëmijë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, për çdo lindje të fëmijës do të subvencionohen me nga 250 euro, mjete financiare”, pati thënë Muharremaj. /Ballkani.info/

loading…