Vjosa Osmani këtë herë pro Qeverisë Hoti: Voton marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare që i sjellin vendit miliona euro, të cilat Qeveria Hoti po provon që t’i kalojë.

Kështu ka thënë ajo në seancën e Kuvendit që po mbahet aktualisht.

“Nëse ne e kalojmë afatin me Bankën Botërore atëherë cili do të ishte imazhi i Kosovës. Atyre nuk iu intereson emri i Qeverisë, por nëse si shtet i zbatojmë ato që i kemi nënshkruar,” – shtoi më tej ajo.

Ndryshe nga Osmani, mendon partia e drejtuar nga Albin Kurti, të cilët kanë thënë se nuk do t’i votojnë këto marrëveshje.

Njëjtë sikurse VV, të njëjtat nuk do të votohen as nga PDK’ja.