Vjosa Osmani i shet takimet 30 sekondëshe të çastit si takime të rëndësishme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar shkurtazi dhe në këmbë me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në një pritje të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Këtë takim 30 sekondësh, Osmani po e cilëson si të rëndësishme, shkruan Demokracia.com. Nuk është vetëm ky takim me Blinkenin që Osmani i jep rëndësi të madh. Ajo gjatë vizitës në SHBA është takuar, po në këmbë, me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

“E gëzuar që pata rastin të takoja Sekretarin Blinken mbrëmë në një pritje, të organizuar nga Presidenti Biden”, ka shkruar ajo në Twitter./Demokracia.com/