Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se familja e saj politike asnjëherë nuk ka qenë e as do të jetë presidenti Hashim Thaçi. Për këtë të fundit tha se ia siguroi votën e 61-të sot qeverisë Hoti, bashkëpartiakut të saj.
“Një qeveri e cila në tërësi varet nga votat e listës serbe që do të thotë nga Beogradi dhe së cilës votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, tha ajo.
Osmani nuk ka kryesuar sot seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, ndërkohë që nuk është përgjigjur nëse do të jetë kryetare e kuvendit të Kosovës
“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë, as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Unë këta ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë dhe nuk do ta bëjë as tash e tutje”, ka shtuar Osmani.
Qeveria Hoti është votuar sot me 61 vota për dhe 24 kundër, ndërsa 1 abstenim.
“Është përcaktim i saj, unë e vlerësoj drejtimin e seancës nga akademik Kujtim Shala. Kam pasur bindjen se Osmani do ta vlerësojë dhe do ta përkrah Hotin, ajo nuk po e përkrah familjen në qastet etike të asaj”, tha Isa Mustafa, kryetari i LDK-së dhe Vjosa Osmanit.







