Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Agim Veliut, flet për higjienë mentale, e quan shpifës e shantazhues

Pas akuzave të rënda nga Agim Veliu, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani sapo ka reaguar në llogarinë e saj në Facebook.

“Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, do ia dalim”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim ??.

Lexoni edhe:

Agim Veliu i kundërpërgjigjet ashpër Vjosa Osmanit: Përkthyesja e Thaçit, e cila asnjëherë nuk ka guxuar të garojë në zgjedhje…