Vjosa Osmani: Edhe zogjtë e dinë që unë pajtohem dhe kam bashkëpunim me Albin Kurtin!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot pas mbledhjës së Kryesisë së Kuvendit. Nder tjerash, zonja Osmani është pyetur edhe për raportet ndërinstitucionale. Ajo ka thënë se ka raporte të mira me institcionet tjera, por jo edhe me presidentin Hashim Thaçi.

“Unë nuk pajtohem me mënyrë se si presidenti e bën politikën, në anën tjetër kemi shumë të përbashkëta sa i përket politikës dhe bashkëpunimit me kryeministrin Kurti”, ka thënë Osmani, transmeton Ballkani.info.

Për të treguar afërsinë më Kurtin, Osmani ka përdorur edhe një shprehje interesante. “Edhe zogjtë e dinë që unë kam më shumë bashkëpunim dhe pajtim me Kurtin”, ka thënë ajo. /Ballkani.info/