Vjosa Osmani e vendos flamurin kombëtar para ndërtesës së Kuvendit dhe Presidencës

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës, në prag të festës së 28 Nëntorit, është vendosur flamuri kombëtar.

“Për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe para zyrës se Presidentit të Republikës, është vendosur flamuri kombëtar shqiptar, krahas atij shtetëror të Republikës së Kosovës. Flamuri do të qëndrojë aty përgjatë festës së 28 Nëntorit. Urime të gjithëve Dita e Flamurit!”, ka shkruar u.d e presidentes, Vjosa Osmani.