Presidentja

Vjosa Osmani e quan vetën Barbie: “This Barbie is the president”! (Video)

Presidentja Vjosa Osmani në pritjen e organizuar për media, i falënderoi gazetarët e veçanërisht gazetaret që kanë raportuar guximshëm nga komunat e veriut gjatë trazirave atje. E derisa doli edhe me veshjen e saj rozë, për të cilën tha se është pyetur pse vishet kështu, ajo në anglisht tha se “This Barbie is the president” (kjo Barbie është presidente)!

E kjo shaka aludon edhe me filmin motivues për vajzat “Barbie” që ishte më i shikuara periudhën e fundit.