Vjosa Osmani e Edi Rama “detyrohen” të pinë kafe bashkë në Vlorë

Pas seancës ceremoniale në Kuvendin e Shqipërisë, krerët shtetërorë të Kosovës dhe të Shqipërisë janë ndalur në një kafene të gjithë së bashku.

Me Kurtin dhe Ramën, që përgjithësisht edhe kur s’pajtohen, thonë se u shkon muhabeti, befasia është te Presidentja Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Edi Rama, që evitojnë njëri-tjetrin edhe në forume ndërkombëtare, si rrallë herë, janë parë bashkë në ambient joformal.

Osmani ishte bërë lajm për një fotografi që e publikoi nga një takim i liderëve ballkanikë me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Presidentja kishte zgjehdur ta publikojë fotografinë ku i kishte kthyer shpinën Ramës, i cili ishte i prerë në gjysmë.

“Luftë” fotosh mes Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës, që

Presidentja e Kosovës e ka pranuar që raportet e saj me Ramën nuk janë më të mirat, duke e akuzuar atë se provon ta bëjë avokatin e Serbisë, ndërkombëtarisht.  /Express