Vjosa Osmani çdo ditë e më shumë po largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ajo me veprimet e saja muajve të fundit më shumë po ngjanë në një aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje, se sa pjesë e LDK-së.
Osmani me komentet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ka dal kundër partisë së saj, duke kërkuar që të hedhet poshtë dekreti i presidentit Hashim Thaçi që e mandaton kolegun e saj, Avdullah Hoti, mandatar për formimin e qeverisë së re.
“Kërkoj me respekt nga kjo Gjykatë e nderuar që të shpallë një Aktgjykim, përmes të cilit konstaton se Dekreti i Presidentit Nr. 24/2020 është në kundërshtim me Kushtetutën sepse nëpërmjet këtij Dekreti, Presidenti i vendit ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të tjera dhe rrjedhimisht duke rënë në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve”, ka shkruar Osmani në komentet e drejtuara Gjykatës Kushtetuese.
Komentet e Osmanit janë të kundërta edhe me ato të grupit parlamentar të LDK-së, të cilit i përket.
Në komentet e Grupit Parlamentar të LDK-së, kërkohet që të hedhet poshtë ankesa e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër dekretit presidentit që ia jep mandatin Avdullah Hotit për ta formuar qeverinë e re.
“TA REFUZOJE si qartazi te pabazuar kërkesën ne rastin KOnI20, te parashtruar me 30 Prill 2020, ne Gjykatën Kushtetuese te Republikës se Kosovës nga Rexhep Selimi dhe 29 deputete tjere te Kuvendit të Republikës se Kosovës. TE KONSTATOJË se Dekreti i Presidentit të Republikës se Kosovës, i 30 prillit 2020, nr. 24/2020, është në përputhshmëri me dispozitat përkatëse të Kushtetutës se Republikës se Kosovës. T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve. TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim ne Gazetën Zyrtare dhe TË SHPALLË që ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në komentet e grupit parlamentar të LDK-së.







