“Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, burri i presidentes i reagon ashpër Daçiqit

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq, ka folur kundër u.d. së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,

Ai ka thënë se Osmani për çdo gjë është kundër, kur flitet për Serbinë. Daçiq ka theksuar se Osmani është “10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”.

“Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë. “Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, ka deklaruar Daçiq.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Prindon Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit.

Sadriu ka thënë se Daçiq është kryetari aktual i Kuvendit të shtetit të vetëm gjenocidal në Evropë.

“Ish-zëdhënësi i kasapit të Ballkanit dhe Kryetari aktual i Kuvendit të shtetit të vetëm gjenocidal në Evropë paska fol se çka është zi e çka jo. #Mendjegjenocidale #KasapiiBallaknit”, ka shkruar Sadriu në një postim në Facebook.