Vjosa Osmani e mposhtë me vota Glauk Konjufcën në këtë komunë

Lëvizja “Vetëvendosje” është renditur partia e parë në qytetin e Kaçanikut, me 8759 vota apo 57.95%.

Media ka siguruar rezultatet e votave të disa prej kanditatëve të listës së LVV-së.

Kësisoj, Vjosa Osmani mori 5496 vota nga qytetarët e Kaçanikut. Ndërsa, numri 3 në listën e LVV-së, Glauk Konjufca siguroi 3474 vota.

Kurse, kandidati i kësaj komune, Milazim Salijaj fitoi 5451 vota.