Vjen reagimi nga Merkeli: Kosova ta ndërpresë “luftën tregtare” me Serbinë
Qeveria e Gjermanisë e kancelares Angela Merkel i ka ftuar institucionet e Kosovës që ta përmbyllin “luftën tregatre me Serbinë”.
Zëdhënësi i kancelares gjermane, Stefan Zajbert ka thënë se Gjermania ka zero tolerancë në dogana prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë.
Ai për agjencinë amerikane të lajmeve Bloomberg ka thënë se Gjermania do të dëshironte që Serbia ta lejonte anëtarësimin e Kosovës në Interpol, shkruan Ballkani.info.
“Shpresoj që të dy palet shpejt t’i kthehen dialogut”, ka thënë Zajbert.
Sipas tij, kancelarja Merkel ka theksuar se “integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, për çka Gjermania mbështetë normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet dy shteteve.
Të kujtojmë se Kosova e ka vendosur taskën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe BE-ja, SHBA-ja dhe NATO-ja.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës është e vendosur ta çojë deri në fund këtë taksë, deri në momentin kur Serbia heqë dorë nga bllokimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Ballkani.info/