Vjen një zarf papritur në shtëpi, Vëllai i Madh ka disa fjalë për të gjithë banorët

Mbrëmbjen e djeshme teksa të gjithë banorët u larguan të flinin gjumë, Lorenci, Gerti dhe Jori përgatitën një rreng për pjesën tjetër të banorëve.

Ata shkatërruan të gjithë shtëpinë dhe bënë rrëmujë kudo , duke derdhur ushqime në dysheme, mbi tavolinë dhe përmbysën divanet brenda dhe jashtë shtëpisë.

Ndërkohë që sot lidhur me këtë ka ardhur një zarf në shtëpi të cilin e ka lexuar Luizi.

“Tre prej jush kanë pasur një mision te përcaktuar nga vëllai i madh, ku do te ishin ninxhat e natës, duke krijuar situata te ndryshme ne shtëpi, pa treguar qe e kishin ketë mision. Detyra juaj është te hamendësoni se kush janë tre ninxhat, nëse përgjigjja juaj është e sakt do te keni te gjithë ju një avantazh, nëse ninxhat nuk zbulohen do te kenë vetëm ata një avantazh”, thuhet në zarf, shkruan Insajderi.

@bigbrotheral2 #viral #bigbrothervipalbania #viralvideo #luizejlli #meluizin ♬ original sound – FD