Vjehrra rrah nusen e djalit

Rastet kur nusja dhunon vjehrrën janë të shumta, por nuk mungojnë edhe ato rastet kur vjehrra ngre dorë mbi nusen. I tillë është edhe rasti i një gruaje nga Kamenisa e Korçës, e cila pas ngjarjes u arrestua nga policia. Bëhet fjalë për personin me iniciale Sh. B., 48-vjeçare.

“Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenisë, kjo shtetase për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.B, 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal./oranews