Xhami

Vjedhje në një xhami në fshatin Gjinoc të Suharekës

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Policia bën të ditur se rasti i vjedhjes ka ndodhur në xhami.

“Më 18.12.2023 është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.