Vjedhje në një biznes privat në Ferizaj – Hajni i maskuar harron kamerat, ja çfarë bën

Në mesnatën e 28 shtatorit ka ndodhur një vjedhje në një biznes në Ferizaj.

Gazeta Insajderi ka siguruar videon nga momenti i hyrjes së hajnit brenda objektit e deri tek momenti kur ai e sheh se brenda zyrës ndodhet një kamerë.

Persona të afërt me pronarët e biznesit kanë thënë se hajni nuk ka vjedhur asgjë pasi nuk ka gjetur të holla në zyrë.

Rasti është duke u hetuar nga Policia për identifikimin e personit.

Shikoni reagimin kur kuptoi se po xhirohej nga kamera e sigurisë: