Policia e Pejës, ka arrestuar gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) persona me urdhëresë nga Gjykata.

Personat e arrestuar kanë kryer vepra penale të ndryshme, duke përfshirë vjedhje të rënda, dhunë në familje, narkotik e vepra të tjera të rënda, shkruan Reporteri.net.

Vjedhje e rëndë, Vjedhje, Mashtrim, Kanosje, Dhunë në familje, Narkotik, Armëmbajtje pa leje, Sulm, Lëndim trupor, Rrezikim i trafikut publik, Vjedhje e shërbimeve.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën kompetente për procedura të mëtutjeshme.

Duhet theksuars se aksioni i Policisë për kapjen e këtyre personave nisi në datë 12.03.2021 e zgjati deri me datë 19.03.2021.