Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë.
Një qytetar i Prishtinës ka raportuar në Polici dje në mëngjes se persona të panjohur e të maskuar me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij.
Të dyshuarit aty kanë vjedhur pesëmbëdhjetë shtëpiza kompjuteri.
Policia thotë se nuk ka të arrestuar porse rasti, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë, është duke u hetuar.







