Vjedhje

Vjedhja në banesën e ministres Hajdari, arrestohet një grua 33-vjeçare

Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me rastin policia konfirmon arrestimin e një gruaje 33-vjeçare me inicialet N.K.

Rastin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve  policor,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe të  arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, tha Ahmeti.

Sipas saj, e dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha Ahmeti./Ballkani.info