Vjedhin makinën dhe i vënë zjarrin, detajet e para nga ngjarja në Durrës

Një automjet tip Renault me targa AA 832 OO është djegur në mesnatë, në afërsi të stadiumit Niko Dovana, raportojnë mediat lokale.

Dyshimet janë se grabitësit kanë tentuar ta vjedhin, duke përdorur mjete të forta që ta çmontojnë nga aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat e saj.

Më pas i kanë vënë zjarrin, e sic shihet nga pamjet, më shumë se gjysma e automjetit është djegur.

Grupi hetimor në vendngjarje po heton për shkaqet e ngjarjes dhe zbulimin e pronarit të mjetit.

loading…