“Vizitorët” e pazakonshëm të “HIB Petrol” (VIDEO)

Një vizitore apo “banore” rezidente në restaurantin e pompës së derivateve “HIB Petrol” në rrugën Podujevë–Prishtinë është parë duke dalë nga kuzhina prej klientëve të cilët kishin shkuar të ushqehen aty.

Një lexues i rregullt i Ballkani.info ka dërguar video, ku sipas tij insekti është i llojit “Buba-shfaba”

Nga hulumtimet thuhet se “Buba shfaba” shumohet shumë shpejt si insekt dhe bartet tek tjetri përmes rrobave dhe inventarit dhe gjërave tjera. /Ballkani.info