Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka arritur të martën për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Rutte është pritur nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, me të cilën ka nisur takimin në presidencë.

Të pranishëm ishin edhe televizioni nacionalist serb “Kurir” të cilët siç mëson Ballkani.info nuk ishin pajisur me akreditim për ta përcjellur ngjarjen.

Madje siç mëson Ballkani.info, gazetari dhe kamermani i këtij televizioni ishin paraqitur para Policisë së Kosovës si medium i veriut të Kosovës.

Megjithatë kjo nuk ‘piu’ ujë, dhe Policia e Kosovës i përcolli jashtë kordonit të përcaktuar të sigurisë, duke ia pamundësuar përcjelljen e ngjarjës dhe konferencës pas takimit.

Për më shumë Ballkani.info ju sjell pamjet: