Vizita e Petkoviqit në Kosovë, Hoti se thotë se nuk ishte në Skenderaj

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për vizitën e drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Hoti tha se zyrtari serb nuk ka qenë në komunën e Skenderajt.

“Zyrtari serb nuk ka qenë në komunën e Skenderajt, nuk qëndrojnë ato informata që si duket janë dhënë nëpër medie dhe pastaj mbi bazën e atyre informacioneve edhe kryetari i Skenderajt ka reaguar. Kemi qenë mbrëmë në kontakt me kryetarin Jashari dhe vizitën e zyrtarit serb ne e lejojmë në përputhje me një itinerar dhe vendet saktë se ku do shkoj dhe kur do hyjë në Kosovë dhe kur do dal nga Kosova. Ne po mundohemi që të japim një qasje të kujdesshme, konstruktive dhe të respektojmë lëvizjen e lirë. Deklaratat e zyrtarëve serbë në javët e fundit nuk kanë kontribuar në këtë drejtim, ka pasur deklarata që kanë qenë të natyrës së njëjtë me kohën e Millosheviqit…”, tha Hoti.

Vizita e Petkoviqit në Kosovë, nga Qeveria thonë se leja iu dha në koordinim me MPJD-në

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Pati raportime se ai kishte qëndruar edhe në Skenderaj, e pas kësaj reagoi kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari i cili tha se nga zyrtarët qeveritar të Kosovës nuk ka qenë i njoftuar për vizitën e Petkoviqit në Skenderaj.