Vizita e parë si kryeministër, Albin Kurti shkon me këtë datë në Tiranë

Albin Kurti ka zgjedhur të kryejë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, ku do të vijë si kryeministër i Kosovës më 11 shkurt. Raportohet që Kurti në Tiranë të zhvillojë takime me përfaqësuesit e lartë të institucioneve shtetërore.

Lajmi mbi vizitën në Shqipëri u bë pas takimit që Albin Kurti zhvilloi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

“Kryeministri Albin Kurti, tha se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Republikës së Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë”, thuhej në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës janë krisur muajit e fundit, lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve dhe mini-Shengenit ballkanik.