Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se në vitin që po e lëmë pas Kosova po ashtu ka bërë shumë hapa pas e një gjë e tillë është përgjegjësi e Qeverisë Kurti.
Krasniqi ka numëruar edhe disa nga rezultatet që Kosova nuk i meriton, po që sipas saj pushteti aktual ia ka ngarkuar.
Aty ajo ka përmendur sipas saj rezultatin e keq në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, sanksionet e BE-së ndaj Kosovës e poashtu edhe 2965 milionë euro të bllokuara, përjashtimi i Kosovës nga “Defender Europe ‘23”.
“Edhe në vitin që po lëmë pas u bënë shumë hapa pas. Dështimi në politikë të jashtme dhe në procesin integrues është vetë dështimi i qasjes së politikës së brendshme. Është një rezultat i keq që nuk e duam asnjëherë. Është përgjegjësi e plotë e pushtetit aktual”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
VIDEO BONUS: Pamje magjepse nga Rugova e Pejës







