Vitia: Të infektuarin në Viti e kemi thirrur në telefon të vijë në QKUK, ka refuzuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes konferencës për media ka treguar për rastin e parë të infektuar në Kosovë, që institucionet e kanë thirrur familjen në telefon menjëherë pas ardhjes nga Italia në Kosovë, që të lajmërohen në Klinikën Infektive, por ata kanë refuzuar.

“Në rastin e Vitisë, ne i kemi thirrur në telefon pasi kanë arritur nga Italia në Kosovë, që të vizitojnë Klinikën Infektive për t’u testuar, ata kanë refuzuar, ne me rigorozitet kemi insistuar që të testohen, ata kanë vendosur të rrijnë të vetizoluar”, tha Vitia.

Vitia gjithashtu theksoi se deri më tani gjendja e të infektuarve është stabile.