Ministri i posa zgjedhur i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me drejtorin dhe Bordin e ShSKUK-së.

Me këtë rast, Vitia ka thënë se ky ka qenë një takim i rregullt pune dhe se janë njoftuar për gjendjen aktuale.

“Ishte një takim i rregullt pune. U njoftuam për gjendjen aktuale nga Drejtori i SHSKUK-së dhe nga Bordi”, tha ai pas takimit.

Ndërsa, kujtojmë që me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19, institucionet publike shëndetësore në vend janë mbushur me pacientë. Klinika Infektive tashmë nuk ka asnjë vend të lirë për qytetarët tjerë të infektuar me këtë virus, derisa të rënduar nga kjo gjendje janë edhe spitalet rajonale.

Sipas raportit nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, në 6 klinikat e QKUK’së, ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale, sot janë të shtrirë 856 pacientë.