Vitia shkon për fushatë tek rruga ‘Muharrem Fejza’, as 20 persona nuk dalin për ta pritur

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia qëndroi për vizitë sot në rrugën “Muharrem Fejza” të kryeqytetit.

Ashtu si para disa ditësh në Mitrovicë, personat të cilët ishin mbledhur për tu takuar sot Vitinë lehtë mund të numëroheshin në gishta, shkruan lajmi.net.

Nga fotografitë e ardhura në redaksinë e lajmi.net, vërehet se për ta përkrahur Vitinë kanë dalur rreth 20 persona.

Një pritje e zbehtë e tillë ishte vërejtur edhe para disa ditësh në Mitrovicë, ku madje atje kishte shkuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kjo dukuri që tanimë po bëhet e zakonshme në partinë në pushtet po merr vëmendjen e opinionit pasi që VV në zgjedhjet e fundit nacionale pati përkrahje të gjerë masive prej 51% të votave.