Vitia: Po punojnë për digjitalizimin e certifikatave të vaksinimit, së shpejti do të njihen nga të gjitha shtetet

Disa shtete nuk po i njohin certifikatat e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës.

E përkundër vaksinimit, këta të fundit kanë pasur probleme gjatë hyrjes në shtetet tjera.

Për këtë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot para mediave se që një javë janë duke punuar për digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit konformë kërkesave të Bashkimit Evropian dhe se këto certifikata shumë shpejtë do të njihen nga të gjitha shtetet.

“Ne qysh para 1 muaji me të marrë disa informacione që kanë treguar për mundësinë e keqpërdorimit të disa nga lobarotaret të papërgjegjshme, ne kemi angazhuar inspektoratin shëndetësor i cili ka dal në shumë nga këto laboratorë dhe po ashtu si jeni të informuar, bashkë me policinë disa janë mbyllur e disa persona janë arrestuar. I ka 1 javë që punojmë me ASHI për digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit komplet konformë kërkesave të BE dhe besojmë që shumë shpejtë kjo certifikatë do të jetë e digjitalizuar duke plotësuar të gjitha këto kritere do të njihet nga të gjitha shtetet”, ka thënë ai.

Përndryshe, Vitia ka folur edhe për pamundësinë e qytetarëve që të gjejnë termine të lira për vaksinim.

Ai ka thënë se numri i termineve ka qenë konform stokit të vaksinave dhe se pas furnizimit me vaksina shtesë, muaji shtator do të jetë komod.

“Numri i termineve ka qenë në conform stokit të vaksinave ashtu sicc e kemi thënë disa herë. Në muajin gusht stoki ka qenë i qëndrueshëm dhe kjo tregon se mbi 400 mijë vaksina janë administruar vetëm gjatë një muaji. Që në përqindje për kokë banori ne kemi kaluar të gjitha vendet e rajonit në ritmin e vaksinimit, edhe në kohën kur këto vende kanë pasur pikun evaksinimit. Me arritjen e dozave shtesë të AstraZenecas dhe me arritjen e dozave nga COVAX pjesë e donacionit të SHBA dhe me arritjen javore të slloteve nga kompania Pfizer, muaji shtator do të jetë shumë komod sa i përket stoqeve të vaksinimit dhe përvecc se do të shtohet kapaciteti i vaksinimit me ekipe do të bëhet edhe e djela si është bërë edhe e shtuna, ditë vaksinimi”, ka shtuar ai.