Ministri në detyrë i Shëndetësisë , Arben Vitia ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Vitia përmes urimit të tij ka kërkuar që të respektohen masat mbrojtëse pasi këtë vit mbrëmjet e iftareve nuk do jenë si viteve tjera.

“Këtë vit mbrëmjet e iftaret nuk do të jenë si çdo vit. Po kush më mirë se besimtarët e di vlerën e formën e sakrificës? Agjërimin këtë vit na duhet ta shoqërojmë me rregulla që na mbajnë larg fizikisht e nuk na lejojnë të mblidhemi as brenda familjeve”, shkruan Vitia në një postim në facebook. /Ballkani.info/

Urimi i  tij i plotë: