Vitia iu bën thirrje kryetarëve të komunave që të mos e bojkotojnë kryeministrin Kurti

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili njëherësh është edhe kryesues i Komitetit për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, ka folur për mos pjesëmarrjen e kryetarve të komunave në takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se aktualisht nuk është koha për ndarje por bashkim kundër COVID-19.

“Iu bëj thirrje të gjithëve që të mos bojkotojnë takimet dhe kryeministrin Kurti, pasi që nuk është koha për ndarje por që të jemi bashkë”, ka thënë Vitia, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, Vitia ka refuzuar të flas për kandidaturën e tij zgjedhore për kryetar të Komunës së Prishtinës, duke thënë se është i fokusuar në detyrën e tij si Ministër i Shëndetësisë.