Vitia: Falë masave të Qeverisë Kurti, Kosova po e kalon më shpejt variantin Delta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se falë masave që ka marrë Qeveria Kurti, Kosova po e kalon më shpejt se dy muaj variantin Delta.

“Ka qenë një muaj i gjysmë i vështirë për të gjithë qytetarët tanë. Kërkesën për bashkëpunim nga kjo foltore e parlamentit e kam bërë për çdo deputet. Sa i përket vaksinimit, vaksinimi është duke shkuar në mënyrën më të mirë dhe më së miri në rajon. Falë masave të Qeverisë Kurti, Kosova po arrin ta kalojë variantin Delta më shpejt se dy muaj. Indisë iu deshën 4 muaj, Britanisë 4 muaj, SHBA 3 muaj dhe vazhdon, Izraeli 3 muaj dhe vazhdon. Ndryshe nga Qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti e ka vënë vetën të aftë për të vënë nën kontroll variantet e COVID-19. Qeveria paraprake nuk është treguar e aftë në këtë menaxhim, për shkak të masave të tyre joefikase. Nuk ka arritur asnjëherë të ulë rastet kaq shpejt”, deklaroi Vitia.

Vitia në fund bëri thirrje që qytetarët që nuk janë vaksinuar, ta ushtrojnë këtë të drejtë.