Dhuna në familje
Viti: Një grua i rreh tre fëmijët e mitur
Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vitisë një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës. E njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre fëmijët e saj, të gjithë të mitur.
E dyshuara ka treguar shenja agresiviteti si dhe është dërguar për trajtim psikiatrik.
“Është arrestuar e dyshuara femër K-shqiptare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht tre fëmijët e saj dy vajza dhe një djalë të gjithë të mitur. E dyshuara ka treguar shenja agresiviteti edhe gjatë trajtimit mjekësor është ndaluar në trajtim të detyruar psikiatrik. Me urdhër të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.