Deputeti VV-së , Visar Korenica, ka njoftuar se nga dita e hënë, vajza me inicialet A.D. do ti rikthehet mësimit në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

Korencia, përmes një postimi në facebook u shprehë se kjo fitore e madhe e të drejtave të njeriut dhe të drejtës për mësimnxënie.

“Vajza nga qyteti i Pejës nga dita e hënë do ti kthehet procesit të mësimit, fitore e madhe e të drejtave të njeriut dhe të drejtës për mësimnxënie. Vazhdojmë drejtë fitoreve të tjera Për Familjen!”, ka shkruar Korenica, raporton Ballkani.info.

Pra në fund të postimit, Korenica e ka konfirmuar terthorazi se ai do të jetë pjesë e listës zgjedhore “Për Familjen” duke e theksuar këtë fjali siç quhet koalicioni tashmë i zyrtarizuar në KQZ ndërmjet Partisë së Drejtësisë dhe AKR-së së Behgjet Pacollit. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: