Visa dhe Mastercard në kriptovalutën e FB

Nju Jork, 24 qershor – Janë kompanitë si Visa, Mastercard, PayPal dhe Uber mes dhjetëra emrave të mëdhenj që mbështesin kriptovalutën e re të Facebook.

Secila nga kompanitë do të investojë rreth 10 milionë dollarë në një konsorcium që do të qeverisë monedhën virtuale, të quajtur “Libra”, të cilën kompania Facebook pritet ta paraqesë javën e ardhshme dhe të vihet në qarkullim vitin e ardhshëm.

Paratë do të përdoren për të financuar krijimin e monedhës virtuale, e cila do të jetë e vendosur në një shportë të monedhave të lëshuara nga qeveritë për të shmangur luhatjet e forta që tashmë janë parë tek kriptovalutat e tjera duke filluar me më të njohurin, bitcoin.