Virusi vdekjeprurës arriti në Evropë: DY RASTE KONFIRMOHEN NË FRANCË

Janë konfirmuar dy raste me virusin e ashtuquajtur kinez në Evropë. Ky virus po quhet Koronavirus.

Bëhet fjalë për dy pacientë në Francë, raporton AFP, transmeton Ballkani.info.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agne Buzin, ka njoftuar se në Francë janë shënuar dy raste të sëmurë me Koronavirusin. Ajo ka thënë se një rast është konfirmuar në Bordi, kurse tjetri afër Parisit.

“Sigurisht do të ketë raste tjera në Evropë”, ka shtuar ajo.

Sipas informacioneve të gazetës Le Mond, pacienti nga Bordoja është një 48 vjeçar me prejardhje kineze, ndërsa është dërguar në spital pasi që ka pasur simtopa të këtij gripi.

Të kujtojmë se numri i të prekurve me këtë grip, në Kinë ka arritur mbi 800 persona, kurse deri më tash kanë vdekur 26.

Njëkohësisht, provinca kineze Hubej, në të cilën ka shpërthyer virusi, ka kërkuar më shumë ndihmë financiare nga autoritetet shtetërore. Deri më tash në 11 qytete të kësaj province janë suspenduar transportet publike.

Qyteti Vuhan me shpejtësi të madhe po ndërton spitalin e ri me 1000 krevate për të sëmurit.

Virusi I ri I takon grupit të virusave të quajtur SARS, sëmundje kjo që para 17 vitesh kanë vdekur 800 njerëz gjithandej botës, e cila po ashtu ka filluar të shpërndahet nga Kina. /Ballkani.info/