“Virgjiniteti është shpikje e burrave”, mitrovicasi iu përgjigjet grafiteve: Gjatësia është shpikje e grave

Para pak ditësh, disa aktivistë kanë shkruar nëpër muret e disa ndërtesave në Mitrovicë disa grafite përmes së cilave kanë kundërshtuar kontrollin e burrave mbi gratë

E këtyre grafiteve iu është kundërpërgjigjur një qytetar nga Mitrovica, i cili ka shkruar në letra kartoni disa mbishkrime për burrat.

“Reagon KOMITETI KRAHINOR MASKULIST i Mitrovicës. Ndiqni pamjet!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotove që i ka shpërndarë.

“Duaje edhe djalin që s’ka X5-sh”, “Gjatësia është shpikje e grave”, “Burgu o për burra” e “Burrat e kanë vendin n’mal”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se këto që i ka shkruar, janë në formën e shakasë.

Ndryshe, para pak ditësh muret e disa ndërtesave në Mitrovicë u mbushën me mbishkrime të cilat denoncojnë dhunën ndaj grave, ngacmimet seksuale e kontrollimin e tyre nga burrat.

Për këto grafitë pati reagime të shumta. Një ndër to ishte edhe ai i një hoxhe nga Mitrovica i cili e konsideroi si të tepërt këtë aksion.