Vinton: Marrrëveshja e Prespës është thelbësore për eurointegrimet e Maqedonisë

Koordinatorja rezidente e OKB-së dhe Përfaqësuesja e Përhershëm e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton, të cilës mandati pesëvjeçar në vend i përfundoi më 1 nëntor, në një intervistë lamtumire për Agjencinë Informative të Maqedonisë, thotë se Marrëveshja e Prespës është thelbësore në kthimin e vendit në rrugën e integrimit evropian, që do të ndihmojë në zbatimin e reformave dhe pa këtë, thotë ajo, vendi rrezikon që të humbasë kohën kot në dekadat e ardhshme.

Ajo tha se negociatat me BE-në nuk janë të lehta dhe se vendi do të duhet të ndërmarrë ndryshime afatgjata në legjislacion dhe në strukturat institucionale dhe nuk mjafton vetëm që të ndryshohen ligjet, por do të kërkohen edhe dëshmi për suksesin e zbatimit të tyre.

Vinton, në një intervistë për MIA-n, i rekomandon politikanëve në Maqedoni që të gjithë të bien dakord mbi atë që është bazë e përbashkët e interesit shtetëror dhe e mirë e përbashkët, që duhet të ngrihet mbi politikën.

Vlerëson se për zhvillimin e ardhshëm të Maqedonisë, është e nevojshme të ndërtohen institucione, në të gjitha nivelet dhe kudo, institucionet të bëhen efikase, të përgjegjshme dhe transparente që do t’i japin llogari qytetarëve të cilëve u shërbejnë. Si shembull negativ të labirinteve burokratike e përmendi ndërtimin e deponisë në Gjevgjeli, për të cilën dy vjet kanë pritur leje për ndërtim dhe dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa vetë ndërtimi zgjati gjashtë muaj.

Si projekt më të rëndësishëm të UNDP-së gjatë mandatit të saj e përmendi mbrojtjen e Liqenit të Prespës, që është shfaqur edhe në filmin dokumentar “Liqeni i mollëve”.

Nga Maqedoninë largohet me përshtypje pozitive për bukuritë natyrore, peisazhet malore, pasuritë arkeologjike, mikpritjen e njerëzve …, duke bërë thirrje se duhet të kujdesemi seriozisht për pasuritë tona natyrore.

Vinton funksionin e saj vijues si përfaqësuese rezidente e KB-së do ta zhvillojë në Gjerogji./MIA/