Emërimi i Santiago Solarit trajner i përherëshëm te Real Madridi është mirëpritur nga talenti brazilian, Vinicius Junior.
Solari nënshkruajti kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021 konfirmim ky që erdhi pas 4 fitoreve nga po kaq ndeshje në stolin e “Los Blancos”.
Sulmuesi i ri Vinicius pati minuta në dispozicion në 3 prej ndeshjeve nën drejtimin e Solarit gjë që nuk ndodhte me trajnerin e shkarkuar Julen Lopeteguin.
“Solari më ka ndihmuar gjithmonë prej se kam ardhur në Madrid. Falë tij jam i koncentruar vetëm te futbolli. Kjo është ajo çfarë ka bërë ai me mua edhe te skuadra e të rinjëve”, zbuloi Vinicius.
18 vjeçari i ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje prej se u transferua nga Flamengo këtë verë, ndërsa debutoi në Champions League javën e kaluar në ndeshjen përballë Viktoria Plzen teksa asistoi në golin e fundit të takimit.







