Vinicius: Nata ime më e mirë si lojtar i Realit

Sulmuesi brazilian Vinicius Junior ka thënë se ka përjetuar natën e tij më të mirë si lojtar i Real Madridit.

Braziliani shënoi golin e parë për Realin në fitoren 2:0 ndaj Barcelonë në “Santiago Bernabeu”. U bë lojtari më i ri në shekullin XXI që shënoi gol në një Clasico në La Liga.

“Kjo është nata ime më e mirë si lojtar i Real Madridit. Unë gjithmonë kam punuar fortë dhe e kam ditur se goli do të vijë në kohën e duhur”, ka thënë Vinicius për mediumet lokale, transmeton Koha.net. “Ne kemi luajtur shumë mirë dhe fituam. Bashkëlojtarët më uruan për lojën”.