Periudhë e zezë në shtëpinë e Real Madridit.
Klubi mbretëror, pas eliminimit të bujshëm nga Championsi, ka mësuar se nuk do të ketë në dispozicion për dy muajt e ardhshëm talentin brazilian, Vinicius Junior.
Në një postim në rrjetet sociale klubi “merengues” shpjegon se braziliani ka probleme serioze me ligamentet e këmbës së djathtë, kështu që duhet të qëndrojë pushim për dy muajt e ardhshëm. Një lajm i hidhur për talentin e “Seleçaos”, që priste të bënte debutimin nën urdhrat e trajnerit Tite në ndeshjet e marsit.
Vinicius u dëmtua gjatë pjesës së parë me “harkëtarët”, pikërisht në minutën e 35-të, pak pasi ishte dëmtuar edhe Lucas Vasquez.
Vinicius mund të kthehet vetëm në muajin maj, kur do të kenë mbetur pak ndeshje për të luajtur, që gjithsesi, talenti brazilian do të mundohet t’i shfrytëzojë për të kapur formën para Kupës së Amerikës, në mënyrë që të fitojë një vend të përfaqësuese.







