Viktima tjetër nga koronavirusi në Maqedoni, i takon kësaj moshe

Janë regjistruar edhe dy viktima të tjera në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme, njëri nga ta është i moshës 31 vjeçare.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se kanë humbur jetën një 31-vjeçar dhe një i moshuar 91 vjeç me sëmundje shoqëruese.

Shqetësues është fakti që COVID-19 iu ka marrë jetën edhe më të rinjve në moshë.

257 persona janë konfirmuar si bartës të koronavirusit.

Filipçe u ka bërë thirrje qytetarëve maqedonas që të respektojnë masat në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit vdekjeprurës.