Viktima që vdiq nga orteku në Brezovicë është amerikane, skijonte me burrin e saj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Brezovicë, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një orteku.

Ballkani.info merr vesh se viktima është shtetase amerikane dhe se në momentin tragjik ishte me bashkëshortin e saj.

Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,  në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka thënë për Ballkani.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Dyshohet se viktima ka skijuar jashtë pistave, në një zonë të rrezikshme për skijim. /Ballkani.info/