Viktima dhe autori, detaje të reja nga vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë

Vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Tiranë mund të ketë ndodhur nga pakujdesia.

Sipas burimeve te policise viktima Mehmet Qema, 27 vjeç dhe Marjus Dema, 27 vjeç i arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes ishin shokë.

2 shokët ishin ne shoqërinë edhe të disa personave të tjerë, kur nga pakujdesia arma është shkrepur dhe për pasojë ka lënë të vdekur 27 vjeçarin Mehmet Qema.

Sipas burimeve përjashtohet pista e konfliktit pasi prej kohesh ishin shoke dhe shikoheshin nen shoqërinë e njeri-tjetrit.