Vieira pasuesi i Emery te Arsenali?

Patrick Vieira është trajneri favorit për të marrë drejtimin e Arsenalit sipas raportimeve të medieve në Francë.

Ish mesfushori francez ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Arsenalit nën drejtimin e Aresene Wenger, dhe shihet nga bordi i ‘Gunners’ si një kandidat i duhur për të zëvendësuar Unai Emery.

Gazeta ‘Nice Matin’ zbulon se trajneri i Nice ka impresionuar drejtuesit e Arsenalit.

Janë disa trajnerë, emrat e të cilëve janë lidhur me marrjen e postit të lirë të trajnerit të Arsenalit, me Mikel Arteta, Nuno Espirito Santo, Massimiliano Allegri dhe Brendan Rodgers.

Vieira është jashtëzakonisht i dashur në veri të Londrës, ku si lojtar veshi për nëntë vite fanellën e Arsenal