Familjarët e të dyshuarve për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Klinë kanë thënë për Klan Kosova se bashkëndiejnë dhimbjen me familjen e viktimës.

Në lidhje me këtë ngjarje ata kanë thënë se ka të bëj me një mosmarrveshje që familjari i tyre ka pasur me familjarin e viktimës në Itali.

Personi që ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje në Itali, nuk ka qenë i pranishëm kur edhe ka ndodhur vrasja pasi ai për momentin gjendet në Itali.

Ndëkohë, Prokuria po vazhdon ta hetojë rastin e që prova kryesore që dyshohet se është arma është gjendur gjatë së premtes.

Por sipas, familjarëve të të dyshuarve për këtë vrasje, kjo armë nuk është e tyre.