Prishtinë

Vidhen drunjtë për ngrohje në Prishtinë, ato ishin dedikuar për familjet skamnore

Drunjtë për ngrohje që janë parapri të ndahen për familje skamnore në komunën e Prishtinës, janë vjedhur në parun e Gërmisë.

Rreth 48 metra drunj janë vjedhur në këtë në këtë parkë. Kjo do të ndikojë që dsa familje nevojtare të kalojnë dimrin pa drunj për ngrohje.

Gazeta Alo merr vesh këto dru janë vjedhur para një muaj dhe grabitja e tyre është bërë gradualisht gjatë një jave.

“Diku rreth 48 metra dru janë vjedh dhe të gjitha këto dru janë vjedhë brenda një jave. Rasti ka shkuar në Polici të Kosovës dhe ata kanë filluar hetimet dhe kanë marrë në pyetje disa të dyshuar”, ka thënë një burim i Gazetës Alo brenda Ndërmarrjes Publike “Hortikultura”.

E, nëse bëhet një llogaritje rreth asaj se në kryeqytet një metër kub dru aktualisht kushton mbi 40 euro, atëherë këta dru të vjedhur kapin vlerën e mbi 2 mijë euro.

Që rasti është iniciuar në polici e kanë pranuar edhe në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Gazetën Alo se rasti është iniciuar më 10 shtator të këtij viti.

“Në Stacionin Policor të Veriut, më datë 10.09.2018 është iniciuar rasti vjedhje e drunjve. Ndërlidhur me rastin janë intervistuar disa persona, ndërsa rasti është ende nën hetim”, ka thënë Borovci.
Ndërsa, sipas këtij burimi të gazetës ato dru kanë qenë të destinuara familje skamnore të Prishtinës.
“Këtu te depoja në Gërmi janë edhe drunj prej të cilave pastrohet Gërmia, do të thotë prej drunjve të rrëzuar, prej drunjve të thatë e pastaj vendosen aty, por janë edhe dru të cilët konfiskohen nga Inspektorati i Komunës dhe i vendosin këtu dhe të cilat menaxhohen nga Hortikultura. Më pas komuna i shpërndan familjeve skamnore në Prishtinë”, ka thënë ku burim.

Gazeta Alo për këtë çështje ka provuar që të marrë edhe një përgjigje nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura”, mirëpo drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Isa Rakovica, nuk i është përgjigjur telefonatave të gazetës.

Përgjigje është kërkuar edhe nga Komuna e Prishtinës, pasi që ndërmarrja “Hortikultura” është nën menaxhim të kësaj të fundit, por edhe zyrtarët nga Komuna nuk u janë përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga gazeta.