Labi & Co.

Videoprodhuesit e Ferizajt si tregues të katandisjes politike e shoqërore (VIDEO)

Komuna e Ferizajt i ka dy prodhues videosh interesante, që përkundër qëllimeve të ndryshme, nuk dallojnë shumë prej njëri-tjetrit.

Është komiku Burim Ademi dhe këngëtari Labinot Tahiri, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili politikisht di të sillet shpeshherë me logjikën e “kanagjeqit”.

Dytë këta kanë ndjekës të shumtë, por njëri të bën të qeshësh, kurse tjetri të reflektosh gjithsesi shumë. Madje, aq shumë, saqë edhe të qash për këtë katandisje politike e shoqërore.

Derisa i pari, ndonëse jo aq i talentuar për të shpotitur, karakterizohet me guximin për të nxjerr në pah “budallallëkun” e vet dhe të një kategorie shoqërore çdoherë e më shumë në rritje, i dyti që më shumë mund të thuhet se është aksidentalisht në politikë, vazhdon të mbetet tërësisht një mediokër i papërmirësueshëm politik, shkruan Ballkani.info.

Ky i fundit, duke e parë varësinë e madhe të Qeverisë dhe partisë së tij, mediokritetin e vet politik ka filluar ta materializoj shumë mirë kohëve të fundit.

Fundja, mediokriteti po shpaguhet gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë.

Megjithatë, është për të qarë kur dikush që prodhon video të tillë dhe krenohet me to, e determinon zgjedhjen e një Ministri të Punëve të Brendshme, i cili është tërësisht anonimus.

Ky është tregues i dhimbshëm për nivelin e qeverisjes në vendin tonë.

Krizë qeveritare dhe shoqërore është më së paku që mund të thuhet./Ballkani.info/