Videoja virale “Charlie bit my finger” do të dalë në ankand dhe do të fshihet nga YouTube

Videoja virale në YouTube ku paraqet dy djem, i cili më i vogli kafshon gishtin tregues të djalit më të madh, do të dalë në ankand nga krijuesit e saj si një njësi e të dhënave NFT.

Dhe kjo nuk është e tëra. Videoja origjinale, e publikuar në YouTube e cila ka rreth 880 milionë shikime, do të hiqet pas përfundimit të procesit të ankandit.

Sipas medieve të huaja, krijuesit e kanë zgjedhur një rast të veçantë për ankandin, më 22 maj. Në atë ditë, do të bëhen 14 vjet që kur videoja është ngarkuar në YouTube.

Në videon gazmore prej 56 sekondash, Harry (djali i madh) dhe Charlie (i riu), të cilët tani janë përkatësisht 17 dhe 15 vjeç, shihen të ulur në një divan.

Në video Charlie kafshon gishtin e Harryt dy herë andaj edhe videoja është titulluar “Charlie bit my finger”.